Lajmet e fundit

Ushtria austriake e ka marrë përsipër ruajtjen e misioneve të huaja diplomatike dhe institucioneve të ngjashme në Vjenë dhe do të kujdeset për sigurinë e 24 ndërtesave në gjashtë rrethe të Vjenës.
Gjithsej 110 ushtarë profesionistë do të përmbushin detyrat e tyre në fushatën për të mbështetur policinë.
"Në këtë mënyrë, policia mund t`i përkushtohet përforcimti të detyrave që lidhen me emigracionin dhe parandalimin dhe hetimin e krimit", thuhet në një deklaratë të ministrit të brendshëm të këtij vendi, Wolfgang Sobotka, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.
Nga ana e tij, ministri austriak i Mbrojtjes,Hans Peter Doskocil tha se ushtarët ishin të gatshëm për të kryer detyrat e tyre të reja.
Në kryerjen e detyrave të reja, ushtarët do të kenë pajisje të njëjta si të policisë siç janë: sprej si dhe armët zyrtare.
Përveç kësaj, ushtarët do të kenë të njëjtat kompetenca siç i kishte policia, për shembull, e drejta për t`ua ndaluar aksesin të gjithëve me përjashtim të identifikimit dhe arrestimit.