Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se i kanë përgatitur sulmet e tyre kundër Iranit prej shumë vitesh.
Shefi i Shtabit të IDF-së, Eyal Zamir, thotë se përgatitjet u përshpejtuan në muajt e fundit në "fshehtësi të rreptë", shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Pa dhënë detaje, Zamir thotë se operacioni u bë i mundur "falë konvergjencës së kushteve operacionale dhe strategjike", dhe se vonesa e sulmeve do të kishte rrezik të humbiste ato kushte dhe ta vinte Izraelin në disavantazh.
"Falë një sulmi të fuqishëm dhe të papritur, arritëm rezultate të jashtëzakonshme", deklaroi Zamir.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.