Lajmet e fundit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se dhjetë ushtarë u vranë në betejat në Gaza të shtunën, duke e bërë atë një nga ditët më vdekjeprurëse për trupat izraelite që nga fillimi i konfliktit.
Në mesin e dhjetë ushtarëve të vrarë të shtunën, pesë u vranë në Gazën jugore, katër të tjerë vdiqën në Gaza qendrore dhe një u vra në Gazën veriore, sipas deklaratave nga IDF-ja, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Sipas CNN, kjo e çon numrin total të ushtarëve të IDF-së të vrarë në ofensivën tokësore në Gaza në 153.
Izraeli ka zgjeruar operacionin tokësor të forcave të tij në Rripin jugor dhe verior të Gazës dhe është përfshirë në beteja të ashpra gjatë fundjavës, tha të shtunën zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari.
Të premten, Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant tha se qëllimet e operacionit të Izraelit në Gazën veriore po plotësoheshin "gradualisht" dhe se fokusi i operacioneve ushtarake do të zhvendosej në jug në të ardhmen.
Që nga fillimi i një ofensive tokësore, numri izraelit është në rritje. Në fillim të këtij muaji, nëntë ushtarë izraelitë u vranë në një sulm të vetëm në Gazën veriore.
Të paktën 20 mijë e 258 njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori, me 53 mijë e 688 të tjerë të plagosur, sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gaza.