Lajmet e fundit

Forcat e qeverisë irakiane kanë marrë nën kontroll disa fshatra përderisa janë duke lëvizur në drejtim të zonës së kontrolluar nga i ashtuquajturi Shteti Islamik në Mosul.
Progresi i mëngjesit të së dielës në jug të qytetit, i ka afruar forcat në një pozicion ku mund të sulmojnë aeroportin në Mosul.
Gjenerali i ushtrisë irakiane, Abdulamir Yarallah, ka deklaruar që fshatrat Athbah dhe Al-Lazzagah, janë nën kontrollin e qeverisë, të dyja këto në jug të aeroportit në Mosul.
Pjesa lindore e Mosulit është marrë nën kontroll nga forcat e IS, muajin e kaluar.