Lajmet e fundit

Paraditën e së premtës Bundestagu gjerman ka marrë një vendim të rëndësishëm për ushtrinë e Gjermanisë.
Parlamenti me këtë rast ka zgjatur misionin e paqëruajtjes për dy vendet në Liban dhe në Kosovë.
Bundeswehri gjerman do t'i ketë trupat e veta në Kosovë për edhe një vit, shkruan deutschlandfunk.de përcjellë Klan Kosova.
Janë bërë dy dekada nga prania e tyre në Kosovë, në ruajtjen e sigurisë dhe paqës pas çlirimit të Kosovës.
Roli i ushtrisë gjermane ka qenë aktiv në ndërtimin e strukturave lokale të sigurisë në vend.
Numri i ushtarëve që do të shërbejnë edhe më tutje në Kosovës nga 800 sa kanë qenë, pritet të jenë 400, por Ministria e Mbrojtjes pritet ta konfirmoj numrin e saktë.