24.05.2017 · përditësuar para 3356 dite1 min lexim
Të pyetur në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova, Haki Demolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, se a do të shtrihet Forca e Sigurisë së Kosovës, apo ushtria e Kosovës edhe në Veri, të dy janë përgjigjur se kjo do të ndodhë dhe për këtë s’ka nevojë të pyetet Serbia.
“Do të duhej që të jetë detyrë kushtetuese që ushtrinë ta kemi në gjithë territorin e saj, përfshirë edhe në veri. Pasi ajo është pjesë territorial e Kosovës”, ka thënë Selimi, njofton Klan Kosova.
“Kushdo që do të mendonte që qeveria e Vetëvendosje do të bisedonte për ndarje etnike të ushtrisë të ardhme të Kosovës do ta ketë shumë gabim, sepse Serbia s’do të ketë rol në këtë çështje, as nuk duhet të ketë”, shtoi ai.
Përafërsisht njëjtë është përgjigjur edhe kundërshtari i tij politik, Haki Demolli.
“S’kemi nevojë për marrëveshje për Serbinë që t’i dislokojmë forcat atje, por këtë do ta bëjmë në bashkëpunim me partnerët tonë strategjikë. Për këtë nuk duhet pajtimi i Serbisë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.