Lajmet e fundit
Giselle Wilz bëhet amerikania e parë që merr gradën gjeneral bridage në ushtrinë e Dakotës Veriore. Ajo ka shërbyer edhe në vendit tonë, për çfarë ka marrë Medaljen për Shërbim në Kosovë, të ndarë nga presidenti Bill Clinton. Nga muajit tjetër, Wilz vjen për të shërbyer si komandante dhe përfaqësuese e lartë e NATO-s në Sarajevë.

Amerikania Giselle Wilz, e cila ka shërbyer si ushtare edhe në Kosovë, është bërë femra e parë me gradën e gjeneralit në armatën e shtetit të Dakotës Veriore.
Ajo u promovua në këtë rang, të mërkurën mbrëma, gjatë një ceremonie të mbajtur në Qendrën e Trashëgimisë, në qytetin Bismarck.
"Është një nder", tha ajo me këtë rast, njofton "The Bismarck Tribune, përcjell Klan Kosova. "Mendoj se është me rëndësi që më në fund e thyem një barrierë. Pa ushtarët me të cilët shërbeva gjatë shumë viteve, unë nuk do të mund të isha këtu ku jam sot".
Wilz, e cila deri tashti kishte gradën e koloneles, ka marrë më herët edhe Medaljen për Shërbim në Kosovë, dekoratë kjo e themeluar me urdhrin e e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton. Ajo u dedikohet më meritorëve të ushtrisë amerikane që shërbyen në Kosovë, nga 24 marsi 1999 deri më 31 dhjetor 2013.
Gjeneral Wilz nga muaji që vjen do të vijë për të shërbyer në afërsi të Kosovës. Në fakt, ajo do të stacionohet në Sarajevë, si komandante dhe përfaqësuese e lartë ushtarake e NATO-s këtu.
“Atje (në Bosnjë) është një ambient kompleks", tha ajo teksa foli për detyrën e re. "Është një situatë sfiduese. Gjërat në këtë pjesë nuk lëvizin me shpejtësinë me të cilën ne do të donim të lëviznin".
Para Kosovë, Wilz ka shërbyer edhe në misione tjera jashtë Amerikës. Ajo ka qenë pjesë e operacionit të madh të SHBA-së në Irak, më 1991, të quajtur "Desert Storm" apo "Stuhia e Shkretëtirës".