Lajmet e fundit
Rreth 20 ushtarë nga Njësiti i Komandës së Avancuar dhe Task Forca Mjekësore e Grupit Shumëkombësh të Betejës “Lindje”të KFOR-it i dërguan dhurata si dhe i mësuan për higjienën dentale nxënësit e shkollës fillore Vuk Karagjiq, në Prilluzhë.

Sipas një komunikate për media, tek fëmijët ishte rreshteri i klasit të parë nga Ushtria Amerikane Kevin Lindquist, i cili është edhe njëri nga organizatorët e donacionit, vizitës në shkollë dhe ligjëratës dentale.
Bashkë me ushtrat tjerë Lindquist dhuruan 61 topa futbolli, lapsa për ngjyrosje dhe lodra nxënësve të klasës së parë dhe të dytë.
E ligjëratat për higjienën janë mbajtur nga kapitenia e Ushtrisë Amerikane Natalie Campbell, e cila u theksoi rëndësinë e mbajtjes shëndosh të dhëmbëve