Skuadra e Trepçës e ka mbyllur çerekun e parë në epërsi ndaj Yllit, me rezultat 09:15.
Kjo ndeshje është e vlefshme për ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, njofton Klankosova.tv.
Deri te kjo përballje e cila po zhvillohet në palestrën "13 Qershori" në Suharekë, "Xhebrailat" kanë shënuar 5 fitore dhe tri herë kanë pësuar, kurse mitrovicasit fituan gjashtë duele dhe i humbën dy.
Këto dy skuadra ishin edhe finaliste të edicionit të kaluar, ku Treça arriti të shpallej kampione vetëm pas ndeshjes së pestë të finales, madje me vetëm një pikë diferencë 67:66.
Ky derbi po transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Sport 1 të platformës gjigante, Art Motion!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.