Lajmet e fundit

Shtabi i Përgjithshëm i Misionit Paqeruajtës në Prishtinë, në koordinim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, organizoi aktivitetin për dhurimin e gjakut.
Kësaj thirrjeje humanitare iu përgjigjen mbi 170 pjesëtarë të KFOR-it, përfshirë ushtarë dhe personel civil.
Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajar, si dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Ky i fundit e vlerësoi lart këtë akt human dhe u zotua për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme.