Lajmet e fundit

Forca e Sigurisë së Kosovës, Garda Kombëtare e Ajovës dhe Ushtria Amerikane për Evropë garojnë në vrapim me moton ,,Së bashku për paqe’’
Ceremonia fillestare mbahet në sheshin ,,Skënderbeu’’ prej nga fillon edhe shtegu i vrapimit i cili vazhdon deri tek rreth rrotullimi afër shkollës së mesme të mjekësisë ,,Dr. Ali Sokoli’’ në Prishtinë dhe anasjelltas.
Në garë do të jenë 300 ushtarak nga FSK, Garda e Ajovës dhe Ushtria Amerikane për Evropë dhe se në fund do të shpallen rezultatet e krosit ,,Së bashku për paqe’’.
Gara sportive do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve paraprijëse të Ushtrimit fushor ,,Shqiponja 5’’ të FSK-së i cili do të mbahet nga datat 22 deri më 26 tetor, transmeton Klan Kosova.