Lajmet e fundit

Të ushqehesh mirë, ndikon drejtpërdrejt në jetëgjatësi.
Edhe studimet mjekësore kanë treguar se ushqimet bio janë ideale për jetë të shëndetshme.
Një grua e moshuar, e cila sapo ka mbushur 102 vjeç, tha se çelësi i jetës së saj të shëndetshme e të gjatë është marrja e çokollatës në baza ditore, veçanërisht asaj të zezë.
Eunice Modlin nga Indiana e ShBA-ve, tha se konsumon dy copa çokollate të zezë çdo ditë, e cila sipas saj, është arsyeja kryesore pse ajo arriti të jetonte më gjatë se një shekull, shkruan noa.al, transmeton Klan Kosova.