Lajmet e fundit

Dietat e varfra janë duke dëmtuar shëndetin e një të tretës së njerëzve në botë. Kjo bazohet në rezultatet e nxjerra nga një panel i pavarur i ekspertëve të ushqimit dhe agrikulturës.
Madje sipas tyre kjo është duke prekur edhe fëmijët, rreth një çerek të tyre nën moshën pesë vjeçare.
Deri në vitin 2030 parashihet që një e treta e popullsisë botërore të vuajë nga mbipesha apo obeziteti.
Ky raport i Panelit Global të Agrikulturës dhe Sistemet e Ushqimit për Nutricion është duke u prezantuar në Organizatën e Ushqimit dhe Agrikulturës së Këshillit të Sigurimit të OKB-s, shkruan BBC.
Paneli është duke u udhëhequr nga ish-presidenti i Ganës, John Kufuor dhe nga ish-këshilltari i Shefit shkencor në qeverinë e Britanisë, Sir John Beddington – të cilët kanë shtuar se rreth dy miliard njerëz vuajnë nga mungesa e vitaminave dhe mineraleve në dietat e tyre të cilat duhet t’i mbajnë ata të shëndosh.
Si rezultat i këtyre vjen deri te vuajtja nga sëmundje të zemrës, hipertensioni, diabeti dhe sëmundje të tjera që lidhen me dietat./Klan Kosova/