Lajmet e fundit

Nëse ju pret ditë e rëndësishme në punë, apo thjesht natën e kaluar keni qëndruar deri vonë dhe keni fjetur pak, ekzistojnë disa ushqime që rrisin energjinë dhe përqendrimin tuaj.
Uji- Ndjeni që truri po ju punon më ngadalë? Nëse natën e kaluar keni konsumuar alkool, atëherë kjo është arsyeja. Truri përbëhet nga 80 për qind ujë, ndërsa për alkoolin dihet që ‘e than’ trurin, shkruan noa. Që të rregulloni gabimin dhe të përshpejtoni aktivitetin e trurit, konsumoni sasi të madhe të ujit.
Vezët- Mëngjesi është vetvetiu shumë i rëndësishëm për funksionim të duhur të trurit. E plus nëse përmban një vezë të zier, asnjëherë nuk do t'ju ndodhë të harroni një takim apo të dërgoni ndonjë e-mail të rëndësishëm.
Çaji- Relaksohuni me një filxhan çaj të nxehtë. Ai ndihmon në mbrojtjen e organizimit nga lodhja dhe rregullon përqendrimin. Kjo veçanërisht është për çajin e gjelbër, sepse është i mbushur me antioksidues.
Portokalli- Ky frut është i pasur me vitaminë C i cili rrit shpjeteshin e trurit dhe aftësitë motorike.
Çokollata e zezë- Çokollata është e mbushur me flavanoid i cili përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe që paraqet shkëputjet e prodhimit të endofrinës, hormoni i lumturisë.
Spinaqi- Mos lejoni që inteligjenca juaj të humbë. Vitamina K në fletët e spinaqit ruan funksionin e trurit.