Lajmet e fundit

Çfarë mund të vendosni në pjatën tuaj që mund të përmirësoj jetën seksuale?
Më poshtë mund të lexoni për disa nga ushqimet të cilat ndikojnë në performancën tuaj seksuale përmes efekteve të tyre në shëndetin kardiovaskular të përgjithshëm dhe në aftësinë e enëve të gjakut për t'iu përgjigjur stimujve seksual duke formuar oksid nitrik, që ndihmon qarkullimin e gjakut në organet gjenitale.
Mishi i qengjit apo peshku salmon, vezët, arrat dhe fasulet.
Këto ushqime të pasura me proteina përmbajnë arginine, një amino-acid i cili shërben për ndërtimin e oksidit nitrik.
Perimet e gjelbra si spinaqi, brokoli apo lakra jeshile.
Këto ushqime përmbajnë nitrogjen i cili është një burim i rëndësishëm i oksidit nitrik.
Ushqimet antioksidante si manaferrat e luleshtrydhet.
Është e rëndësishme që enët e gjakut të jenë të pastra. Antioksidantët pastrojnë trupin nga gjërat e dëmshme që mund të dëmtojnë enët e gjakut dhe pengojnë qarkullimin e tij.
Çokollata e zezë
Kjo çokollatë është e pasur me kakao të cilat kanë përmbajte të antioksidantëve dhe ndihmojnë qarkullimin e shëndetshëm të gjakut.