Zakonisht gjatë gripit preferohet të pini sa më shumë çaj dhe ndonjë supë, transmeton Klan Kosova.
Por a keni menduar ndonjëherë se cilat ushqime mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj kur jeni me grip?
Ne ju sjellim disa nga ushqimet që duhet t’i shmangni kur jeni me grip.
Karbohidratet
Nëse doni të hani pasta, bukë apo karbohidrate të tjera, mendohuni mirë pasi ato treten duke u kthyer në sheqer dhe arsyen sapo e thamë më sipër.
Ëmbëlsirat
Sheqeri dobëson rruzat e bardha të gjakut të cilat janë çelësi për luftimin e infeksioneve. Mos i konsumoni ato dhe gjithashtu lëngjet që përmbajnë sheqer, deri sa të ndiheni më mirë.
Alkooli
Të jeni i pa hidratuar kur jeni sëmurë ndikon në dhimbje më të madhe në trupin dhe kockat tuaja.
Ushqim djegës
Mund t’ju ndihmojë për të pastruar hundët e bllokuara. Por mos e përdorni kur keni të përziera sepse vetëm do të përkeqësojë gjendjen tuaj.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.