Lajmet e fundit

Spinaqi dhe perimet e tjera me po të njëjtën ngjyrë janë burime të mira të vitaminës A. Vitamina A mund të ndihmojë me inflamacionin e lëkurës, shkruan Living.al.
Fasulet dhe thjerrëzat
Ashtu si gruri, fasulet, thjerrëzat dhe bizelet sigurojnë karbohidrate komplekse. Ata gjithashtu janë shumë të zhdërvjellët në aspektin e gatimit pasi ato mund të shtohen në supa dhe sallata ose të hahen si një pjatë anësore.
Për të marrë përfitimet e plota, përdorni ato të thata ose të freskëta, jo të konservuara.
Salmoni
Përmban vitaminë A si dhe një mori të vitaminave dhe mineraleve të tjera, përfshirë B12, omega 3 dhe kalium. Për të mbajtur larg yndyrën mos e skuqni peshkun por piqeni.
Domatet
Përmbajnë vitaminë A, vitaminë E dhe zink të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Për të korrur përfitimet e plota, hani domate të papërpunuara pasi gatimi i tyre zvogëlon vitaminat dhe mineralet.