Lajmet e fundit

Sytë janë ato që preken më shpesh nga një mënyrë jetese jo e shëndetshme. Shumë orë që kaloni në kompjuter janë të dëmshëm për shëndetin tuaj.
Egziston një lloj diete që përfshin brenda ushqime që ndihmon që ta përmirësoni shikimin tuaj.
Specat e kuq
Sipas dietologes Susie Burrell, këto perime me ngjyrë janë shumë të rëndësishëm për organizmin tonë.Specat, ashtu si karotat, përmbajnë një nivel të lartë të karotenoideve, të cilat janë tepër të rëndësishme për të parandaluar e disa lloj sëmundjesh.
Arrat
Janë të pasura me vitamina dhe minerale, e veçanërisht me selen. Të dalluara për vetitë e tyre antioksiduese, ato ndihmojnë syrin të mbajë larg probleme të rëndësishme me shikimin.
Kivi
Ky frut i vogël jeshil përmban një sërë përfitimesh për organizmin. Është i pasur me antioksidantë dhe një kivi i vetëm i ofron organizmit sasinë e duhur të vitaminës C gjatë një dite. Kjo sasi është e nevojshme për prodhimin e kolagjenit në korne si dhe për shëndetin e vazove të gjakut që garantojnë funksionimin e syrit.
Perimet me gjethe jeshile
Në veçanti spinaqi, i cili ndihmon retinën e syrit të mos dëmtohet nga drita e fortë.