Lajmet e fundit

E dimë që duhanpirësit kanë një rrezik shumë më të lartë të sëmurën nga kanceri në krahasim me ata që nuk e pinë duhanin.
Për këtë arsye këshillohet që secili që e pinë duhanin të heqë dorë nga ai sa më shpejt aq më mirë.
Por duke e ditur se lërja e duhanit është pak e vështirë për disa persona, ekzistojnë disa mënyra me anë të të cilave mund të reduktohet rreziku.
Nëpërmjet konsumimit të disa prej ushqimeve nuk është e thënë se mushkëritë do të pastrohen 100 %, por të paktën mund të ndikojë deri në një farë mënyre për t’i parandaluar toksinat nga aty dhe të reduktojë kështu shanset për t'u sëmurë nga kanceri.
Më poshtë janë disa nga ushqimet që preferohen t'i keni çdo herë në kuzhinën tuaj.
Xhenxhefili:
Është një mjet shumë i fortë për ti pastruar mushkëritë. Mund ta përdorni në formë të çajit dhe kjo do të i'u ndihmojë të merrni frymë më lirshëm.
Hudhra:
Si qepët ashtu edhe hudhrat përmbajnë qeliza që kanë përbërje anti kancer. Hudhrat ndihmojnë për t’iu ruajtur nga shumë sëmundje dhe infeksione, madje edhe nga kanceri i mushkërive.
Portokallët:
Perveç faktit se ato janë burim vitaminash portokallët gjithashtu përmbajnë kriptoksantin e cila ka efekt parandalues i kancerit të mushkërive.
Hithrat:
Hithrat janë plotë përbërje hekuri dhe janë shumë të dobishme dhe mund të përdoren si desifenktant që lufton infeksionet.