Disa ushqime janë në gjendje të ngrejnë humorin e pakëndshëm dhe të na ndihmojnë të rivendosim ekuilibrin dhe qetësinë. E rëndësishme është që të përdoren ata të shëndetshmit dhe mos të teprohet me sasinë. Nuk sugjerohen ushqime fast food apo shumë të rënda të cilat nuk i bëjnë mirë shëndetit. Duhen degjuar këshillat e ekspertëve sepse dihet; një mëndje e shëndoshë në trup të shëndoshë thotë populli, shkruan shije.al.
Trishtimi
Drithërat integrale me qumësht pjesërisht të skremuar. Vitamina D ju ndihmon të prodhoni serotoninë, hormonin e mirëqënies, që ju ndihmon të ndiheni të qetë, të shlodhur dhe të lumtur. Nëqoftëse ju mungon vitamin D, idealja janë qumështi, drithërat ose kërpudhat.
Stres
Çokollata. Ajo fondentja mund t’ju ndihmojë të pakësoni hormone e stresit. Një studim i fundit në Zvicër tregon se për të patur efekt mjafton një kuadrat; pakëson kortizolin dhe katekolaminën në trup, duke mbajtur nën kontroll ankthin.
Përtesa dhe hidhërimi
Sallatë spinaqi. Nuk arrin të përqëndrohesh dhe të mbash sytë hapu? Harroje kafen. Acidi folik ndihmon trupin të uli nivelin e homocistenës . Mënyra më e mirë për të inkurajuar veten? Hani ushqime të pasura me folate si spinaqi dhe jeshilllëqe të tjera, apo patate, bukë dhe drithëra, fasule, bizele dhe kërpudha.
Irritimi
Mollë me gjalp kikirikësh. Është mirë të kombinosh karbohidratët me proteinat dhe me pak yndyrë. Karbohidratet janë burim i midh energjie që digjet shpejt. Shtimi i yndyrnave apo proteinave ngadalëson proçesin e tretjes, gjë që bën që nivelet e sheqerit dhe energjisë të qëndrojnë stabël për më shumë kohë.
Sindroma Premenstruale
Panine me vezë dhe sallatë. Karbohidratet ndihmojnë trupin që të rrisë nivelin e serotoninës, e cila ndihmon në rritjen e humorit. Por evitoni tejkalimin e masës së sheqernave apo yndyrnave. Triptofani, i cili gjendet në vezë, fara luledielli apo gjel deti, rrit nivelin e çlirimit të serotoninës.
Zemërim
Çaj jeshil. Përmban teaninë, e cila të qetëson dhe të ndihmon të ruash përqëndrimin. Ka një sasi modeste kafeine por është shumë herë më delikat se kafeja.
Ankth
Salmon. Është një nga burimet më të mira të omega-3, një substancë ushqyese që mund të ndihmojë në kontrollin e ankthit edhe në reduktimin e zemërimit dhe të irritimit. Ky tip i omega-3 gjendet më së shumti në peshqit e ujërave të ftohta si salmon,harengë, sardele dhe skumbri./shije.al