Lajmet e fundit

Rallë apo shpesh të gjithëve na ndodh të në kapë dhimbja e kokës.
Në rastet kur ajo nuk është gjenetike, dhimbjen e kokës mund ta shkaktojnë edhe disa ushqime.
Sipas studimit të spitalit të Romës, “Bambino Gesu”, më shumë se 40% e të rinjve kanë probleme me dhimbjen e kokës. Pa disukutim nëse ju ndodh që të vuani shpesh, nuk duhet kurresesi të anashkaloni vizitën tek doktori, por më parë njihuni edhe me disa ushqime shkaktare për dhimbjen e kokës.
Alkooli, veçanërisht vera, whisky dhe birra, jo vetëm që kanë vetinë të përshpejtonë fluksin e gjakut në tru, por elementet që përftohen nga metabolizmi i tyre shkaktojnë dhimbje koke. Ia vlen të duroni dhimbjet e kokës për kënaqësinë që të jep alkooli? Përgjigjen e gjeni brenda vetes.
Mishi dhe sallami i konservuar, të futur në qese prodhojnë me shumicë nitrat dhe tiraminë, shkaktarët kryesoreë të dhimbjes së kokës.
Aspartami, një lloj i veçantë ëmbëlsuesi që luan rol negativ në këtë drejtim. Gjithashtu, shkaktare të dhimbjes së kokës janë edhe ngjyruesit kimikë, të cilët janë në gjendje të shkaktojnë edhe zgjerim të enëve të gjakut. Provoni të hiqni dorë nga këto ushqime dhe ndjeni ndryshimin, në të kundërt problemi i dhimbjes së kokës mund të jetë diku tjetër./tvklan