Lajmet e fundit

Truri është organi që kërkon më së shumti energji në trupin e njeriut.
Shkencëtarët thonë se në krahasim me të gjitha organet e tjera, truri kërkon energji për 20% më shumë.
Për ta bërë trurin që të funksionojë mirë, ndihmojnë edhe disa ushqime të caktuara.
Banania
Është e pasur me glukoze cila është shumë e rëndësishme për energjinë e trurit. Ajo po ashtu është e pasur edhe me vitaminë B6, acid folik dhe minerale esenciale si magnezi, kalciumi, fosfori dhe kaliumi – elemente të domosdoshme për rritjen e energjisë.
Brokoli
Është njëri nga perimet më të shëndetshme për shkak se është i pasur me shumë fibra e vitaminë A,C,E,K,B,B3 dhe B6. Të gjitha këto vitamina janë tepër të rëndësishme në përmirësimin e kujtesës. Përveç kësaj, brokoli është lloj i perimeve që ndihmon jashtëzakonisht shumë nëse doni të bini në peshë.
Arra
Arat janë nga ushqimet që e rrisin performancën e trurit. Ky fryt po ashtu e përmirëson nivelin e kolesterolit në gjak.
Peshku
Mishi i peshkut është i pasur me acide yndyrore Omega 3 të cilat janë thelbësore për shëndetin e trurit. Mjekët rekomandojnë që të konsumoni mish peshku të paktën 3 herë në javë.