Lajmet e fundit

Të gjithë i kemi pasur ato momentet kur stresi na qon drejt ngrënies së tepërt të ushqimit – qoftë për ta disponuar veten sado pak apo për të marrë energji – për të cilin pendohemi disa minuta më pas.
Në fakt, stresi mund ta rritë dëshirën për të ngrënë ushqim të shpejtë kalorik dhe mund të rritë sasinë e yndyrës dhe hormonet e trashësisë në trup, thotë nutricistja Charlotte Ëatts, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Siç e shpjegon ajo në librin e saj, Efekti Anti-Stres, mund të qojë në shtimin e peshës rreth barkut, kukave dhe kofshëve.
Kështu që ajo e ka përpiluar një listë të ushqimeve është provuar se të lirojnë nga stresi.
Manaferrat
Të famshme për përmbajtjen anti-oksidante, manaferrat përmbajnë komponentë që mund ta parandalojnë plakjen e parakohshme e po ashtu ndihmojnë edhe me stresin kronik. Këto fruta shkaktojnë fermentimin e gazrave në zorrë si faktor që dëmton tretjen e ushqimit.
Kamomili
Të pini çaj kamomili i cili është i pasur me acid glicerine, mund të ju ndihmojë ta largoni stresin dhe po ashtu të ua qetësojë sistemin nervor. Mirëpo po ashtu mund të rritë nivelet e një substance të quajtur “hippuric” i cili ndihmon në luftimin e infeksioneve.
Çokollata e zezë
Stresi e rrit dëshirën tonë për të konsumuar gjëra të ëmbla, ushqime kalorike, dhe kur kjo ndodh çokollata e zezë mund t’ju vije në ndihmë. Studimet tregojnë se 40 gram çokollatë e zezë, mund të ju ndihmojë me stresin. Kjo lloj ëmbëlsire liron “beta endorfinë”, element për të cilin truri ka nevojë që ta luftojë stresin.
Arrat, Bajamet dhe Lejthiat
Kur jeni të stresuar, truri dhe trupi kanë nevojë për vitamina të caktuara. Arrat, lejthiat dhe bajamet janë të pasura me nutrientë si vitamina B dhe me zink, magnez dhe vaj omeka, për të cilat trupi ka shumë nevojë kur ndjenë stres. Arrat e balancojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe ju ndihmojnë që ta mposhtni dëshirën për sheqer, e rregullojnë apetitin tuaj dhe po ashtu metabolizmin.
Peshku
Ndër ushqimet më të spikatura për të luftuar stresin, sipas studimeve të fundit po del të jetë edhe peshku. I pasur me omega-3, peshku ju ndihmon që të flini mirë e po ashtu edhe e ulë stresin.