Ta mbani zemrën e shëndoshë nënkupton më shumë se sa shmangia e ushqimeve të shpejta dhe ushqimeve të procesuarara.
Ju gjithashtu mund të mbani zemrën e shëndetshme duke zgjedhur ushqime që ndihmojnë në uljen e kolesterolit, presionin e ulët të gjakut dhe zvogëlimin e inflamacionit.
Filloni ditën me drithëra
Drithërat janë të mira për zemër sepse janë të pasura me fibra që reduktojnë kolesterolin. Ato përmbajnë magnez dhe kalium që mundësojnë rrahje të shëndoshë të zemrës.
Arrat
Arrat përmbajnë yndyra të pangopura që janë të shëndetshme për zemër. Ato reduktojnë sëmundjet e zemrës tek të moshuarit. Ngrënia e tyre ndihmon edhe në kontrollimin e peshës.
Përdorni vaj ulliri
Vaji i ullirit përmban yndyrë të shëndetshme për zemër. Mirëpo, mos e teproni me ta. Mjafton t’i shtoni një gjysmë luge ushqimit që e hani.
Hani peshk
Peshqit yndyrorë si salmoni përmbajnë acide yndyrore “omega-3” që janë shumë të mira për shëndetin e zemrës. Gjatë gatimit të peshkut, shtoni aroma të ndryshme dhe përdorni vaj ulliri.
Çokollatë të zezë
Hulumtimet tregojnë se njerëzit që hanë çokollatë të zezë kanë rrezikshmëri më të vogël për t’u përballur me sëmundjet vaskulare
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.