Lajmet e fundit

Pa marrë parasysh se sa mundohemi ta frenojmë , procesi i plakjes është i pandalshëm dhe është proces jetësor.
Përgjatë procesit të plakjes trupi ynë pëson shumë ndryshime duke filluar që nga lëkura, fleksibiliteti, format e trupit, balanca e hormoneve, densiteti i eshtrave etj. Në treg ka qindra produkte që premtojnë zgjidhje për këto probleme dhe rivitalizim të trupit tuaj, përderisa më e mira që ju mund të bëni është, të ushqyerit shëndetshëm sa jeni ende të rinj. Në fjale tjera, më mirë është të parandalohet se sa të luftohet.
Më poshtë mund të gjeni disa ushqime të një diete të shëndetshme që ofron trupit tuaj një game të lloj-llojshme materiesh ushqyese kundër plakjes.
Të ushqyerit me qepë është mënyrë e shkëlqyer të mbroni sistemin tuaj gastro-intestinal dhe ofron funksionim normal të stomakut tuaj.
Peshku
Peshqit si salmoni dhe tuna janë të pasur me omega-3, që janë esenciale për të mbajtur balancën e kolesterolit në mënyrë që të parandalohet plakja e hershme.
Fasulet
Fasulet janë të pasura me fibra dhe minerale gjithashtu parandalojnë fryrjet e kapsllëkun.
Çokollatë e zezë
Çokollata e zeze është e mbushur me flavonide (materie bimore) të cilat mbrojnë lëkuren ndaj rrezeve të ndryshme UV, rrjedhimisht parandalon plakjen e lëkurës.
Jogurt
Jogurti ka përmbajtje të lartë të kalciumit, gjë që mbron organizmin kundër osteoporozës dhe humbjes së densitetit të mineraleve të eshtrave.
Brokoli
Brokoli është i pasur me antioksidant si dhe një numër të madh të mineraleve e vitaminave, njëkohësisht është i njohur për efektet e tij anti-kancerogjene.
Xhenxhefili
Një nga problemet më të mëdha që përballemi gjatë procesit të plakjes është irritimi dhe ngurtësia e nyjeve si dhe dhimbjet pas aktiviteteve fizike. Xhenxhefili është i njohur si anti inflamator dhe analgjetik që lehtëson dhimbjet dhe mbron organizmin ndaj sëmundjeve kronike.
Hudhër
Hudhra shërben për ngritjen e sistemit imunitar, lehtëson dhimbjet, vepron kundër disa tipave të kancerit e gjithashtu edhe si substancë antibakteriale.
Arra
Koncentrimi i lartë i yndyrave të shëndetshme, kalciumit, vitaminës E dhe proteinave në arra ka ndikim të madh në shtypjen e gjakut, fortësinë e eshtrave, rritjen dhe mbrojtjen e indeve si dhe balancën hormonale.