Lajmet e fundit
Këto janë pesë ushqimet që ju bëjnë mirë gjatë verës. Me to, do të ndjeheni më të shëndetshëm dhe më rrezëllitës.

Në verë, të gjithë kemi dëshirën e madhe të jemi në formë, të dukemi bukur, të kemi një fzik të adhurueshëm, e sidomos të jemi të shëndetshëm.
Këto janë pesë ushqimet që ju bëjnë mirë gjatë ditëve të nxehta.
Shalqiri
Kjo frutë është superhidratuese. Shalqiri përmban 90% ujë, ka kalori të ulëta, përmban vitaminë C dhe likopen, i njëjti antioksidant i fuqishëm që është gjetur edhe tek domatja dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit.
Misri
Ky është një ushqim i preferuar për piknik, por ju nuk e dini që edhe misri gjithashtu përmban disa antioksidantë që mbrojnë sytë tuaj nga dielli. Të njëjtët antioksidantë ju ndihmojnë të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të degjenerimit akumuluar me kalimin e moshës.
Manaferrat
Manaferrat e kuqe përmbajnë 8 gramë fibra për kupë, për të cilat studimet tregojnë se ndihmojnë kundër shtimit në peshë.
Boronicat
Studimet kanë treguar se antioksidantët që përmbajnë këto fruta mund të ndihmojnë në qetësimin e muskujve të lodhur. Gjithashtu ato janë të pasura me vitaminë C, fibra dhe magnez (i cili ndihmon në zhvillimin e kockave dhe në metabolizmin e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave)
Domatet
Ato janë shumë të pasura me likopen, i cili mbron lëkurën tuaj nga djegia e diellit.