Lajmet e fundit

Kur dikush na tregon ndonjë kombinim perfekt të ushqimeve, zakonisht na shkon në mendje mishi me patate, proshutë me vezë apo biskota me qumësht. Ndoshta ju nuk e dini, por ekzistojnë disa lloje të ushqimeve që janë shumë të shëndetshme në kombinim me ushqime tjera. Këtu po ju paraqesim disa kombinime të shkëlqyera ushqimore, që pavarsisht faktit se janë shumë të shëndetshme, këto janë edhe shumë të shijshme.
Mish viçi pa yndyrë dhe brokoli
Mungesa e hekurit është një nga mangësitë më të zakonshme në trup. Femrat janë veçanërisht të prirur për këtë problem shëndetësor, gjë që mund të çojë deri në çrregullim të gjakut si dhe lodhje.
Vitamina C ndihmon trupin që të absorbojë hekurin, kombinimi i mishit të viçit (i pasur me Fe) me përbërësit që janë burim i mirë i vitamins C, të tilla si brokoli ose domatja, paraqesin një mënyrë shumë të mirë për të përmirësuar nivelet e hekurit në gjak.
Mollë dhe boronica
Frutat përmbjanë fitokemikale, antioksidantë të shëndetshëm që mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Kur ju hani fruta të ndryshme së bashku, përfitimet e tyre antioksiduese mund të rriten edhe më shumë.
Ekspertët e të ushqyerit shpesh këshillojnë se është më mirë të konsumoni së bashku mollën me boronicë ose të bëni ndonjë ‘smoothie’ prej tyre.
Domate dhe avokado
Një kombinim i shijshëm dhe i shëndetshëm paraqet domatja si dhe avokadoja. Domatja ngjyrën e kuqe e merr për shkak të likopenëve që kanë veti të forta antioksiduese dhe të cilat mund të bllokojnë rritjen e qelizave të kancerit. Studimet tregojnë se yndyra ndihmon në thithjen elikopenëve dhe kjo është një zgjidhje e mirë që të shtoni copëza të prera të domateve në sallatën tuaj me avokado.
Tuna dhe lakër ‘Kale’
Kalciumi dhe vitamina D janë dy ushqyes të rëndësishëm që ndihmojnë në forcimin e kockave, dhe nuk ka asgjë më të mirë se kombinimi i tunës apo salmonit (burim i përkryer i vitaminës D) me lakër ‘Kale’, që paraqet burim të madh të Kalciumit.
Gjalpë kikiriku dhe banane
Që të relaksoheni pas një stërvitjeje të vështirë, trupi juaj dhe muskujt kanë nevojë për protein dhe karbohidrate. Krijoni kombinimin perfekt të makronutricientëve ashtuqë bukën integrale lyeni me gjalpë kikiriku dhe banana të prera në copa./femra.net/