Lajmet e fundit

Si për çdo gjë tjetër, dieta ushqimore është aleati ynë kryesor.
Duhet të përqendrohemi tek ushqimet e pasura me antioksidantë dhe vitaminë C, në mënyrë që të rregullojmë mikroqarkullimin dhe të forcojmë kapilarët. Por cilët janë ushqimet e duhura për këtë?
Për lëkurë të mrekullueshme, janë shumë të rëndësishëm edhe Omega 3 dhe acidi folik. Çfarë duhet të hamë për t’i marrë këto elemente? Një dorë frutash të thata dhe ja ku është zgjidhja më e mirë për këtë problem. Nëse jeni hamës, mund t’i lejoni vetes edhe disa kuadrate të vegjël çokollatë, e cila përmban antioksidantët idealë për të parandaluar rrudhat (përveçse ngre humorin).
Dita e pranverës duhet t’i kushtojë rëndësi gjithashtu edhe hidratimit: pini pra shumë ujë. Sajoni vetë lëngje me karçof, rradhiqe etj., dhe shmangni pijet me sheqer, ato me gaz, alkoolike apo çajrat e sheqerosur. Keni ndonjë akne që ju zbeh bukurinë? Mos harroni kosin natyral, që ka një efekt të jashtëzakonshëm në florën bakteriale dhe është i pasur me vitaminë B./shije.al