Lajmet e fundit

Disa ushqime mund të ndalojnë efektin e ilaçeve, ose në rastin më të keq mund të kenë efekte anësore të rrezikshme.
Ja cilat janë këto ushqime:
Bananet
Bananet duhet t`i shmangni nëse merrni ilaçe për rregullimin e presionit të gjakut, pasi bashkëveprimi i tyre mund të shkaktojë nivele të larta kaliumit.
Limoni i gjelbër
Nëse jeni duke marrë ilaçe për kollë, atëherë mos hani limona të gjelbër dhe portokall sepse mund të shkaktoni mbidozë të dekstrometorfanit dhe të keni efekte anësore si halucinacione apo të qenët i përgjumur.
Alkooli
Shmangni alkoolin nëse jeni duke marrë ilaçe diabeti ose qetësues. Këto ilaçe shpesh kanë një paralajmërim për të shmangur alkoolin. Kjo është për shkak se ai ushtron presion mbi mëlçinë tuaj duke rritur rrezikun e dëmtimit të saj.
Kafeja
Kafenë nuk duhet ta konsumoni nëse merrni ilaçe për të trajtuar astmën. Kafeina e tepërt mund të shkaktojë nervozizëm dhe paqëndrueshmëri.
Qumështi
Shmangni përdorimin e qumështit nëse ju merrni antibiotikët sepse ai do të ndërhyj në mënyrën se si këto medikamente do të pranohen nga trupi, duke ulur efektin e tyre.
Salmoni i tymosur
Salmoni i tymosur nuk duhet të konsumohet nga pacientët të cilët përdorin antidepresivë. Problemi qëndron në faktin se të dyja përmbajnë tyramine, dhe përziera e salmonit me antidepresivë.