Lajmet e fundit

Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim në Kosovë (USAID) ka lansuar projektin “Rritja e punësimit të të rinjve kosovarë”, me të cilin synon zbutjen e papunsisë të të rinjve në Kosovë, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive ndërmarrëse.
Ky program do të jetë në dispozicion për 48 të rinj, të moshës 18-30 vjeç, që i përkasin komunitetit shqiptar dhe serb nga 12 komunat e synuara: Graçanicë, Kllokot, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtërpcë, Gjilan, Istog, Klinë, Obiliq, Pejë dhe Vushtrri, shkruan Kosova Sot.