Lajmet e fundit

Në kuadër të edicionit të 14-të, të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër ‘’DokuFest’’, sot u mbajt edhe konferenca e katërt me radhë, transmeton Klan Kosova.
Në këtë konferencë të pranishëm ishin:
Roland Uruci – regjisor i filmit “Paftuar”,
Karim Aitouna – producent i filmit “I Am The People”,
Amal Ramsis Labib – regjisore e filmit “The Trace of The Butterfly”.
Ndërkaq në kuadër të këtij Festivali Ndërkombëtar, sot foli edhe Roland Uruci:
“Kjo nuk është vetëm historia e Shqipërisë, Meksikanët shkojnë në SHBA, Morokienët - Algjerianët shkojnë në Spanjë dhe ata mbyten në det, Sirianët janë duke shkuar në Turqi ... kjo është një histori e gjithë botës.”
Regjisori Uruci këto fjalë për DokuFest i foli teksa po rrëfente për filmin e tij ‘’ Paftuar’’ premiera botërore e të cilit do të mbahet sonte në Dokukino Pllato.