Lajmet e fundit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka lëshuar një mesazh urimi.
Ai ka thënë se sonte po mbetet mas një vit i rëndë më të gjithë.
Mustafa ka uruar që për vitin e ri të ketë më shumë unitet, për çka ka thënë se do të angazhohet.
“Si kryetar i LDK-së, do të mbes i përkushtuar që në vitin 2021, të jemi të bashkuar dhe unik, ngase vetëm kështu jemi më të fortë përballe sfidave që na presin. Qytetarë të nderuar, viti 2021 do të jetë shumë sfidues, zgjedhjet që po vijnë duhet të na gjejnë të përkushtuar si elektorat i LDK-së në mënyrë që të dalim sa më të fuqishëm në këtë proces zgjedhor”, shprehet Mustafa në mesazhin e tij, transmeton Klan Kosova.
“Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë përherë e angazhuar për të mirën e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, pavarësisht pozicionit politik si pozitë apo si opozitë, misioni ynë historik është i qartë, zhvillimi dhe konsolidimi i vendit tonë”.
“Gëzuar 2021!”.