Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur gëzimin e pjesëmarrjes për herë të parë të Shtetit të Kosovës në lojërat olimpike.
Në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi e ka postuar një fotografi të xhudistes Majlinda Kelmendi, e cila shihet duke e mbajtur flamurin shtetëror në duar, transmeton Klan Kosova.
“Kosova po merr pjesë për herë të parë si shtet në një ngjarje olimpike. Urime të gjithëve, por më së shumti sportistëve tanë që kanë pritur me dekada për këtë moment historik kur flamuri jonë valon në stadiumin olimpik në Baku. HTH”, ka shkruar Thaçi.