Lajmet e fundit

Shumë pak njerëz në fakt e pranojnë se urinojnë në dush, por në realitet shumë njerëz e bëjnë atë.
Dhe në qoftë se ju nuk e bëni, është mirë të filloni ta bëni këtë.
Urinimi në dush aktualisht ka shumë përfitime. Sipas Mic.com, urinimi në dush një herë në ditë mund t'ju shpëtojë nga blerja e letrave higjienike çdo 50 ditë.
Lauren Roxburgh ka rekomanduar se nëse gratë urinojnë në dush, fusin në aksion muskujt e legenit, e cila në fakt mund të dërgojë në seks më të mirë, transmeton Klan Kosova.
Por përfitimi më i madh është gjithë uji që ju do të kurseni.
Në vitin 2014, Debs Torr dhe Chris Dobson, studentë në Universitetin e East Anglia në Norwich kanë llogaritur se nëse të gjithë 15.000 studentët në shkollën e tyre do të urinonin në dush një herë në ditë, shkolla do të kursente ujë të mjaftueshëm për të mbushur një pishinë olimpike – e madhësisë 26 herë më të madhe se një pishinë e zakonshme, transmeton Klan Kosova.
Sipas Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit, tualetet standarde përdorin 6.05 litra për një shkarkim të guaskës, derisa modelet e vjetra mund të përdorin më shumë, më saktësisht 26.49 litra për një shkarkim të guaskës.
Duke marrë parasysh që personi mesatar përdor tualetin gjashtë deri tetë herë në ditë është një shpenzim shumë i madh i ujit.
Nëse mendimi i urinimit në dush ende ju duket e shëmtuar, duket se duhet ta rimendoni edhe njëherë.