Lajmet e fundit

Personat që zgjohen në mes të natës për të kryer nevojën e vogël, do të duhej të mos përdorin kripën shumë, kanë sugjeruar disa mjekë nga Japonia, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ky problem – i quajtur “nocturia” – që më së shumti prekë personat mbi moshën 60 vjeçare , çon në gjumë të parehatshëm dhe mund të ndikoj në jetët e njerëzve.
Në një studim ku morën pjesë 300 vullnetarë, hulumtuesit kanë gjetur që përdorimi më i vogël i kripës ndikoi që personat të urinonin më pak.
Studiuesit nga Universiteti Nagasaki, prezantuan të gjeturat e tyre në Kongresin Evropian të Urologjisë në Londër.
Ata këshillojnë një dietë me reduktim të përdorimit të kripës.