Lajmet e fundit

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka bërë një urime shumë special në ditëlindjen e nëntë të Kosovës.
Ajo thotë se gjithmonë është krenare me vendlindjen e saj, njofton Klan Kosova.
“Urime Pavarësinë vendlindja ime Kosovë! Jam e lumtur për ne dhe sa larg kemi arritur si shtet! Jam krenare që jam shqiptare”.
Këtij shkrimi Rita ia ka bashkangjitur edhe një fotografi e cila ishte shkrepur gjatë xhirimeve të klipit “Shine Your Light”, të cilin ajo e realizoi në Kosovë.
“Klipi ishte realizuar për këtë arsye dhe se sa jemi krenarë me prejardhjen tonë. Ju dua”.
https://www.instagram.com/p/BQobmmnAMwd/?taken-by=ritaora