Lajmet e fundit

Hillary Clinton është në mesin e një fushate të zjarrtë parazgjedhore, por ka gjetur kohë që ta urojë bashkëshortin e saj Bill Clinton për ditëlindjen e 69-të.
Kandidatja për presidente, e ka postuar në profilin e saj në instagram një fotografi të vjetër të çiftit Clinton, në atë kohë të ri, transmeton Klan Kosova.
Në fotografinë bardh e zi Hillary ka shkruar:
“Duartrokitje që t’i urojmë këtij çuni ditëlindjen”, është shkruar në fotografinë e çiftit, të cilët po e shihnin njëri tjetrin në sy me buzëqeshje.
Nuk është bërë e ditur se kur dhe ku është bërë fotografia, por pamja e Bill Clinton me flokët e shthurura dhe me një pallto të gjerë, të jep përshtypjen se është realizuar gjatë viteve të 70-ta.
Hillary Clinton, tani 67 vjeçare, po të njëjtën fotografi e ka postuar edhe në profilin e saj në Facebook, me përshkrimin “Gëzuar ditëlindjen për këtë djalosh”.