Lajmet e fundit

2020-ta ishte viti i maskës.
Mbulesën e fytyrës më 2021 pritet ta mposhtë dhe ta zëvendësojë vaksina.
Shumëkush po beson që zbulimi i saj do ta çlirojë njerëzimin nga vuajtjet e COVID-19.
Por, ato ishin aq të rënda sa fundi i vitit kur edhe doli vaksina kundër COVID-19 u duk si një dritë e paarritshme në fund të tunelit.
Kjo ishte arsyeja pse viti 2020, i konsideruar si viti i virusit më të rëndë që bllokoi botën, u përshkrua me grafika unike.
Në gjithë këto sfida nuk mungoi as sarkazma.
Në një përpunim mediatik, Donald Trump u portretizua si personi që e pësoi më së shumti në 2020-ën.
Fotografia e tij qarkulloi si një kartolinë me urimin e Vitit të Ri që në një ide tjetër u quajt COVID.
Dikush u bë edhe më kreativ kur tha se 2020-ta ishte aq i vështirë sa duhet kërkuar falje 2019-ës për krejt të këqijat që u thanë rreth tij.
Një tjetër propozoi që rregulli i parë i 2021-ës të jetë ai për të mos folur fare rreth 2020-ës.
Në vitin e koronës, për shkak të karantinës, u desh të grumbullohen ushqime dhe mjete higjienike në shtëpi, përfshirë letrat e tualetit që u bënë simbol identifikues i 12 muajve që ikën.
Meqë viti që lamë pas ishte kaq i veçantë dhe sfidues u gjet edhe një logo speciale për ta përshëndetur vitin me dy njëzetëshe.
Zeroja e parë u zgjat për së larti duke marrë formën e dorës grusht ku vetëm gishti i mesëm rri drejt.