09.10.2016 · përditësuar para 3566 dite1 min lexim
Po të ishte gjallë, John Lennon sot do të festonte ditëlindjen e tij të 76-të.
Ylli i grupit The Beatles, i cili lindi në Liverpul më 9 tetor të 1940, tragjikisht ndërroi jetë kur u qëllua për vdekje në Manhattan, njofton Klan Kosova.
Tragjikisht jeta e tij u ndërpre në moshën 40 vjeçare, për të lënë pas vetes tekste dhe shumë albume.
John Lennon, shkroi më shumë se 100 këngë dhe së bashku me Beatles shitën më shumë se 600 milionë albume në mbarë botën.
Sot legjenda e The Beatles, jeton dhe këngët e tij poashtu.
Më poshtë mund të dëgjoni ‘’Starting over’’ pjesë e teksteve dhe këngëve të botës së John Lennon, njofton Klan Kosova.
Tjetër këngë e cila radhitet dhe njihet si më e dëgjuara nga John Lennon, është ''Imagine'', të cilën mund ta dëgjoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.