Lajmet e fundit

Flori Mumajesi sot feston ditëlindjen!
Këngëtari nga Shqipëria mbushë plot 35 vite jetë, njofton Klan Kosova.
E në këtë ditë, urimi i parë nga kolegët e tij erdhi nga Arilena, e cila postoi një foto të Florit në llogarinë e saj në Instagram duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen energjia ime”.
Këngëtarja së fundmi bashkëpunoi me Florin për këngën “Nallane 3” e cila pati një sukses tejet të madh dhe arriti të mbledhë miliona klikime në youtube për një kohë të shkurtër.
Në anën tjetër, Flori erdhi sërish me bashkëpunim, duke sjellë “KARMA” me djemtë nga skuadra e tij “Threedots”, Brunon, Klajdin dhe DJ Vicky.
Edhe ky projekt, rezultoi i suksesshëm edhe pse djemtë e kënduan në gjuhën spanjolle. “Karma” sot ka rreth 4 milionë klikime në youtube, dhe ka filluar të dëgjohet edhe aty ku flitet spanjisht.