Lajmet e fundit

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka njoftuar se ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që të rifillojë numërimi i votave në këtë komunë.
"Kjo pasi kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka spjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte", thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Tutje, në njoftimin e organit të akuzës thuhet se për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletë votimeve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit.
https://klankosova.tv/kqz-me-sqarim-per-1votat-e-mitrovices-e-gjakoves-thote-se-kompania-sllovene-e-merr-pergjegjesine-per-gabimin-111/
https://klankosova.tv/urdherohet-nderprerja-e-numerimit-te-fletevotimeve-ne-mitrovice/