12.09.2016 · përditësuar para 3610 dite1 min lexim
Ministria e Integrimit Evropian ka mbetur pa ministër, pasi që Bekim Çollaku ka dhënë dorëheqje për t’u bërë shef i kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi.
Portali Veriu.info nga burime të veta raporton se detyrën e ministrit të Integrimeve Europaine, do të marrë Uran Ismaili, i cili është këshilltari kryesor i kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
“Kryetari Kadri Veseli do të dominojë për këtë pozitë Uran Ismailin, duke e dërguar emrin e tij tek kryeministri për zyrtarizim. Është i ditur fakti se Urani është graduar me titullin Master në Universitetin e Harvardit dhe kështu ka edhe shkollimin e nevojshëm”, ka thënë burimi i Veriu.info nga Kryesia e PDK-së.
Që nga viti 2007, ai ishte i angazhuar direkt në Partinë Demokratike të Kosovës, duke qenë edhe anëtar i Kryesisë së Degës së Prishtinës, por gjatë të kaluarës gjithashtu ka punuar me organizata ndërkombëtare dhe projekte të rëndësishme me DIFID, OSBE dhe Physicians for Human Rights, shkruan Verio.info.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.