Lajmet e fundit

Uragani Willa, që u përshkrua si "kërcënuese për jetën" dhe "potencialisht katastrofike", zbarkoi në Meksikën perëndimore.
Aktualisht stuhi e kategorisë tre ka erëra deri në 195 kilometra në orë.
Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se stuhia pritet të dobësohet, por paralajmëroi se ajo mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme dhe rrëshqitje të dheut.
Alarmi për stuhi është në fuqi në zonat bregdetare nga San Blasi deri në qytetin turistik Mazatlan.
Qendra Kombëtare e Uraganeve po ashtu u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.
