Lajmet e fundit

Ura kryesore e lumit Ibër, e cila praktikisht ndan Mitrovicën në dy pjesë, veri dhe jug, do të mbyllet më 15 tetor dhe nuk do të jetë e kalueshme as për këmbësorë, të paktën deri në qershorin e vitit 2016, gjatë së cilës kohë ura do të rivitalizohet sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, më 25 gusht. Me këtë marrëveshje do të largohet edhe i ashtuquajturi “Park i paqes”.
Në urën kryesore të Ibrit, në të cilën serbët kishin vendosur një barrikadë prej zhavorri e betoni, në korrikun e vitit 2011, ndërsa në qershorin e vitit 2014 atë e kishin zëvendësuar me një barrikadë tjetër në formë parku, prej vitit 1999 janë regjistruar mbi 1 mijë incidente, 95 e të cilave janë provokuar nga ekstremistë serbë, “Roja të urës”, por edhe nga “Civilna Zastita” raporton "Zëri".