Lajmet e fundit

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" po mban mbledhjen solemne të Senatit për të shënuar 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, njofton Klan Kosova.
Sipas rektorit, Marjan Dema, Skënderbeu ishte një strateg që ndryshoi historinë e popullit shqiptar.
Dema bëri thirrje që fryma kastriotjane të frymojë edhe në ditet tona në mënyrë që Kosova të jetë më mirë e kështu sipas tij më mirë dot ë jetë edhe UP.
Për veprën dhe epokën e Skënderbeut foli edhe studiuesi Muhamet Mala i cili tha se ai nuk ishte vetëm një luftëtar por edhe një diplomat i shquar që ndikoi shumë në krijimin e shtetit shqiptar, njofton Klan Kosova