Lajmet e fundit
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka publikuar hartimin e orareve për provimet pranuese në njësitë akademike të Universiteti, për vitin e ardhshëm akademik. Orari është publikuar në ueb faqen e UP-së.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hartuar orarin për organizimin e provimeve pranuese në njësitë akademike të UP-së, për vitin akademik 2015/2016.
Sipas planifikimeve të publikuara në komunikatën dërguar medieve nga Zyra për informim e Universitetit të Prishtinës, thuhet se synim i Universiteti është që mësimi për të dyja nivelet. Bachelor dhe Master, të fillojë me një tetor, transmeton Klan Kosova.
“Konkursi për afatin e parë të regjistrimit në studime Bachelor do të jetë i hapur prej 3-10 korrik, ndërsa provimet pranuese do të mbahen më 14 dhe 15 korrik. Ndërkaq, konkursi për afatin e dytë do të qëndroje i hapur prej 26 gusht – 2 shtator, kurse provimet pranuese do të mbahen më 4 dhe 5 shtator”.
“Edhe pranimi i studentëve të rinj në nivelin Master do të bëhet para fillimit të vitit të ri akademik. Kështu, afati i parë i konkursit do të jetë prej 28 gusht – 14 shtator, ndërsa afati i dytë prej 17-29 shtator”, shkruan në komunikatë.
Orari është publikuar në ueb faqen e UP, KËTU.