Lajmet e fundit

Ditë më parë Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” vendosi për uljen e bursave për studentë në vetëm 500 euro, por ky vendim pritet të shqyrtohet edhe njëherë.
Rishqyrtimi i vendimit vjen pas presionit të organizatave studentore dhe pakënaqësisë së tyre me uljen e shumës së bursave për studentëve që plotësojnë kuotat e caktuara.
“Ju njoftojmë se Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka mbajtur një takim me kryetaren e Parlamentit të Studentëve Arietë Bajrami, ku është diskutuar për shqetësimet e studentëve lidhur me Vendimin e Këshillit Drejtues për lartësinë e bursës universitare”.
“Këshilli Drejtues ka siguruar kryetaren e Parlamentit të Studentëve dhe ka shprehë gatishmëri që në mbledhjen e radhës e cila është e planifikuar të mbahet ditën e enjte ta rishqyrtojë vendimin për lartësinë e bursës dhe të reflektoj pozitivisht në ndryshimin e tij”, thuhet në njoftimin e UP-së.