Lajmet e fundit

Ju duhet të presin në radhë derisa t’u vjen rendi për t’i dorëzuar dokumentet tek zyrtarët administrativë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Kështu kandidatë po aplikojnë për t’u bërë pjesë e universitetit më të madh publik i cili, nga kjo e hënë, e hapi konkursin për pranim të studentëve të rinj, njofton Klan Kosova.
Konkursi për pranim të studentëve në UP do të jetë i hapur deri më 17 korrik, dhe në të u sugjerohet studentëve që të bëjnë mjaftueshëm kopje të dokumentacioneve të tyre, pasi origjinalet nuk do të mund t'i tërheqin deri në diplomim apo në çregjistrim nga fakulteti.
Kronikë nga Dafina Jegeni-Krasniqi.
https://www.youtube.com/watch?v=SCw0yRIJwAY&feature=youtu.be