Lajmet e fundit

Një ambient i ri dhe modern u inaugurua sot në Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.
Laboratori më i ri, “Gazetaria Mobile & UPpodcast”, synon të ofrojë një hapësirë inovative për studentët e gazetarisë, njofton Klankosova.tv.
Ligjëruesja e këtij departamenti, Blerta Dibrani, në një intervistë me gazetaren Altiana Zogaj, tha se ky është një investim mbi 25 mijë euro, një nga më modernët deri më tani, i cili do t’i ndihmojë studentët në përgatitjen e tyre për gazetarinë mobile dhe zhvillimin e podcasteve.
Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme: