Lajmet e fundit
'Djajtë e kuq' janë të vendosur të transferojnë mbrojtësin e djathtë italian.

Manchester United po tregon vendosmëri në transferimin e mbrojtësit të djathtë të Torinos, Matteo Darmian, ndërsa janë në negociata edhe me Nicolas Otamendin.
Raportohet se ‘Djajtë’ kanë ofruar 18 milionë euro, plus 2 të tjerë me shtesa për të transferuar italianin.
Negociatat për mbrojtës të vlerë janë dëshmuar problematike për United, pas pothuaj dështimit të atyre me Real Madridin, për Sergio Ramos.
Dy palët nuk janë pajtuar për çmimin, prandaj skuadra nga ishulli është e vendosur të transferojë italianin.